08:17 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Thampson nuk i lë të triumfojnë Rockets, barazohet seria (Video)

Klay Thampson, basketbollisti i Golden State Warriors ishte njeriu i ndeshjes.

28-vjeçari arriti të shënonte 35 pikë, 2 asistime dhe 6 kërcime në fitoren e Warriors 115 me 86 ndaj Houston Rockets, shkruan IndeksOnline.

Me fitore, kampioni aktual barazoi serinë në 3 me 3, dhe fituesi i ndeshjes së ardhshme do të shkoj në finalen e madhe.

Pikë të mëdha në këtë ndeshje realizoi edhe S. Curry – 29 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime.

Në anën tjetër, ishte James Harden që bëri një super paraqitje me 32 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime.

Ndeshja finale luhet më 29 maj./IndeksOnline/