15:55 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

The Guardian: Juventus – Emre Can, punë e kryer

Oferta më e fundit e Juventus për Emre Can është 5 milionë euro në sezon.

Emre Can do të jetë një lojtar i Juventusit, por vetëm në korrik.

“The Guardian” ka raportuar për një marrëveshje mes klubit nga Torino dhe mesfushorit 23-vjeçar, i cili është me kontratë në skadencë me skuadrën e tij.

Siç raporton “Guardian” negociatat me agjentin e lojtarit kanë ecur pozitivisht, por mbi të gjitha biseda me Allegrin, i cili i ka treguar atij se e ka në mendje ta përfshij në mesfushën e tij.

Liverpool pritet ta mbaj lojtarin deri në qershor dhe pastaj do ta zavendësoj atë me Naiby Keita, i blerë tashmë nga Leipzig. /IndeksOnline/