17:15 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Themelohet Bordi Këshillëdhënës i Agjencisë së Punësimit, këta janë emrat

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka prezantuar para kabinetit qeveritar këtë propozim vendim dhe qëllimin e themelimit të këtij bordi.

Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:

  1. Izedin Bytyqi-MPMS,
  2. Hysnije Maloku- MF,
  3. Rexhep Bllaca-MTI,
  4. Veton Alihajdari-MASHT,
  5. Veton Firzi-MKRS,
  6. Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
  7. Avni Ajdini -BSPK,
  8. Safet Gerxhaliu-OEK,
  9. Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë./Indeksonline/