20:40 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Themelohet Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, këta janë anëtarët (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë vendim që të themelohet Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas vendimit të siguruar nga Indeksonline, Këshilli do të përbëhet nga 7 anëtarë.

Vendimi u mor në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë të nënshkruar nga kryeministri Haradinaj:

“Në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe nenit 93 paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 69 të Ligjit nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores nr. 2/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren nr. 14/2017, me Rregulloren nr. 15/2017 dhe me Rregulloren nr. 16/2017 si dhe në nenin 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20 shkurt 2018, nxjerr këtë:

V E N D I M

1. Themelohet Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit.

2. Këshilli përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, në këtë përbërje:

2.1. Sherif Fejzullahu, kryesues/      Ekspert i pavarur;

2.2. Plator Gërdovci, anëtar/             Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

2.3. Berat Ahmeti, anëtar/                 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

2.4. Ibrahim Tershnjaku, anëtar/     Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës;

2.5. Hivzi Dragidella, anëtar/            Oda Ekonomike e Kosovës;

2.6. Lumnije Ajdini, anëtare/            Aleanca Kosovare e Biznesit;

2.7. Selatin Kaçaniku, anëtar/            Organizata e Konsumatorit.

3. Këshilli detyrat e tij i kryen në përputhje me nenin 69 të Ligjit n3. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

4. Sipas nevojës dhe rrethanave, Këshilli mund të kërkojë informata shtesë dhe ekspertizë prej Institucioneve relevante të Republikës së Kosovës.

5. Ngarkohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për sigurimin e hapësirës dhe mbështetjes teknike për Këshillin me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij.

6. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi shfuqizohet vendimi nr. 17/114 i datës 30.01.2013.

7. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

/Indeksonline/