10:59 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Themelorja në proces për t’i zgjedhur 186 lëndë për korrupsion

Gjykata më e madhe e Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe degët e saj ka arritur që gjatë 2017-ës, ka pasur në punë 281.90 lëndë dhe ka arritur t’i përfundojnë 149.529 prej tyre, e që shprehur në përqindje del se efikasiteti i gjykatës ka qenë 124.45 përqind.

Kjo gjykatë ka kryer 29.379 lëndë më shumë se sa që kanë ardhur, ndërsa, sa i përket lëndëve të korrupsionit, presin për t’u zgjidhur 186 lëndë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi në një konferencë vjetore për media, ku bëri prezantimin e raportit të punës së Gjykatës për vitin 2017, tha se Gjykata Themelore u ballafaqua me sfida siç janë numri i madh i lëndëve të trashëguara, numri i lëndëve të reja, numri i vogël i gjyqtarëve, mungesa e përkrahjes teknike dhe profesionale për shkak të pamjaftueshmërisë së stafit mbështetës, por përkundër kësaj është arritur të bëhet reduktimi i madh i lëndëve të vjetra.

 

“Ka bërë reduktim të madh të lëndëve të vjetra dhe atë shprehur në përqindje 24. 45 përqind, çka do të thotë se kemi një trend pozitiv në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore. Sipas raportit statistikor të vitit 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe degët e saj kanë pasur në punë 281.90 lëndë. Kanë pranuar lëndë të reja 120.156 lëndë, kurse kanë arritur t’i përfundojnë 149.529 lëndë. Nga kjo rezulton se nga kjo gjykatë gjatë vitit që lamë pas janë kryer e 29.379 lëndë më shumë se sa që kanë ardhur në këtë gjykatë, e që shprehur në përqindje del se efikasiteti i gjykatës për vitin 2017, ka qenë 124.45 përqind, ose thënë më ndryshe gjykata ka arrit që për 24.45 përqind të ulë numrin e lëndëve të vjetra të grumbulluara me vite në këtë gjykatë, që për neve është një sukses që ka treguar gjykata gjatë vitit të kaluar”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe te lëndët e korrupsionit në këtë gjykatë.

 

“Në përgjithësi numri i lëndëve të korrupsionit është i madh. Tani presin për t’u zgjidhur 186 lëndë. Gjithmonë është sjell rreth numrit 200,2010,215…. të gjitha lëndët e korrupsionit thashë janë edhe 186 që janë në proceduar e sipër sepse lëndët e korrupsionit hynë në domenin dhe që të gjitha janë të ndara në punë dhe gjyqtarët e departamentit për krime të rënda këto lëndë i procedojnë si lëndë prioritare“,tha ajo.

Sipas saj, strategjia e gjykatës për të dal nga kjo gjendje është ardhja e 17 gjyqtarëve të dekretuar të cilët në tetor hynë në sistem dhe në vitin tjetër do të raportohet për më pak lëndë të vjetra.