09:24 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Themeluesi i WatsApp, bënë thirrje që ta fshini facebook-un!

Në 2014, Facebook bleu WhatsApp për 16 miliardë dollarë, duke bërë bashkëthemeluesit e saj – Jan Koum dhe Brian Acton – njerëz shumë të pasur.

Koum vazhdon të udhëheqë kompaninë, por Acton e ka lënë më parë këtë vit. Në një post në Twitter sot, Acton u tha ithtarëve të tij që ta fshijnë Facebook-un. “Është koha,” shkroi Acton, duke shtuar hashtag #deletefacebook.

WhatsApp nuk pranoi të komentojë. Nuk ishte e qartë përse Acton bëri një thirrje të tille.

Por muajin e kaluar, Acton investoi 50 milionë dollarë në Signal, një alternativë e pavarur për WhatsApp. /Indeksonline/