12:55 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Theret me thikë një femër në Prishtinë

Dje në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, i dyshuari mashkull ka therur me thikë viktimën-femër. Ajo ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është liruar. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.