12:43 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thërret me thikë një i mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, një person është therrur me thikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë (të mitur), pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kanë pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar (i mitur) e kanë sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

 

Temat: