10:04 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Therret me thikë një person në Prizren

Një therrje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në Prizren.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka pranuar informatën se në spital ndodhet një person i plagosur rëndë.

Pas hetimeve fillestare është bërë e ditur se një qytetar përderisa po punonte në një ambient bastesh është plagosur me thikë nga një i dyshuar, tanimë i njohur për policinë, transmeton Indeksonline.

Dyshohet se sherri në fjalë ka ardhur si pasojë e një çështje borxhesh. I plagosuri po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit ndërsa policia po e kërkon të dyshuarin i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/