10:30 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thiago Silva kritikon rëndë drejtuesit e PSG-së

PSG u mposht nga Liverpooli me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes në një konferencë për media, kapiteni i skuadrës, Thiago Silva ka folur para gazetarëve ku fokusi i tij ka qenë te mesfusha “false”  e skuadrës së tij.

Ai ka kritikuar drejtorin sportiv të kampionëve të Francës, Antero Henrique, shkruan indeksonline.

Kur një gazetar i L’Equipe e pyeti për mesfushën, ku Thomas Tuchel u detyrua të aktivizoj Di Marian, Marquinhos dhe Rabiot në mesfushë ai u përgjigj.

Çfarë po bënin ata në pozita që nuk ishin të tyret? Nuk e di, për këtë ju pyesni Antero Henriquen “, tha ai duke iu referuar drejtorit sportiv të klubit, ku në merkaton verore nuk ka nënshkruar me asnjë mesfushor dhe janë larguar futbollist si Thiago Motta. /IndeksOnline/