08:32 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thierry Henry merr ofertë të majme nga skuadra e famshme angleze për trajner

Ish legjenda e Arsenalit, Thierry Henry mund të rikthehet në ishull, por me një rol të ri. Aston Villa i ka bërë ofertë atij për të marrë drejtimin e skuadrës.

Oferta vije pak ditë pasi shumicën e aksioneve të Aston Villës i ka blerë miliarderi egjiptian,  Nassef Saviris. Bordi i skuadrës po e sheh Henryn si zëvendësues adekuat të Steve Bruce.

Henry aktualisht është asistent i Roberto Martinez te përfaqësuesja e Belgjikës./Indeksonline/