20:24 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thirrja e Kadri Veselit për deputetët e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë deputetët që të dielën në orën 18:00 të zgjedhin të mirën nga populli me këtë rast të jenë prezentë në seancë.

Veseli iu ka bërë thirrje deputetëve që ta përkrahin Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, kjo çështje e hap prespektivën e vendit tonë drejt BE-së, transmeton Indeksonline.

Po ashtu i pari i legjislativit ka thënë se qytetarët e Kosovës janë mbajtur gjatë të izoluar.

“Nuk ka forcë politike, pro-perëndimore, që ia do të mirën Kosovës, e që nuk e përkrah këtë proces, që nuk e dëshiron forcimin e sovranitetit të Kosovës, agjendën europiane dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur nga populli për të punuar për të mirën e vendit, që të dielën, në orën 18:00, të jenë prezentë në seancë dhe ta përkrahin Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi, që e forcon edhe më tutje sovranitetin e Kosovës dhe hap perspektivën tonë europiane. Jam i lumtur që po shkojmë drejt një konsensusi nacional e politik që kjo çështje të përfundojë.

Falënderoj shtetin e Malit të Zi për gatishmërinë që Kosova ta tejkalojë situatën në të cilën gjendet tash e sa kohë. Presim dhe besojmë se edhe BE-ja do të veprojë shpejt për t’i hapur rrugë liberalizimit.

Qytetarët e Kosovës janë mbajtur gjatë të izoluar. Nuk ka forcë politike, pro-perëndimore, që ia do të mirën Kosovës, e që nuk e përkrah këtë proces, që nuk e dëshiron forcimin e sovranitetit të Kosovës, agjendën europiane dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/