10:43 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Thirrje institucioneve për masa urgjente në Blegtori

Nga: Shefki Rexhep Shatri, njohës i blegtorisë dhe produkteve të qumështit

Blegtoria e Kosovës në vitet para lufte ka qenë baza kryesore ekonomike e shumë familjeve në Kosovë. Pas lufte janë bërë investime të mira në këtë degë te ekonomisë. Janë investuar miliona, ku ne të shumtën e rasteve kanë përfituar ata që kurrë nuk e kanë dëgjuar emrin “Bujqësi”.

Për vitin 2018, Qeveria ka paraparë afër 60 milion euro, në mbështetje të Bujqësisë. Disa në formë të subvencioneve e disa në formë te garantëve. Por, mbështetjet e fermerëve dhe të bujqve janë te kota, po qe se nuk mbrohen prodhimet e tyre.

Hapi i parë, është të ndërpritet kontrabanda ilegale. Kjo kontrabandë nga Serbia me kafshë, është problem qe e shkatërron tregun e mishit në Kosovë, ku prodhimet e fermerëve po mbesin pa u shitur. Disa thertore të cilat janë të ngritura me grande te Bashkimit Evropian, janë pioner të stimulimit të kontrabandës. Por, kjo kontrabandë, nuk do mund të zhvillohet, sikur mos te ishin të implikuar edhe inspektorët veterinar të Komunave në Kosovë. Rasti më i freskët ka ndodh me  03.01.2018 në Komunën e Gjilanit. Fermeri I.K. shkon në komunë, të kërkojë pasaportë për bikat e tij qe i kishte rritur për një vit. Inspektorit në komunë i thotë “këta bika janë të therur në thertoren M”. Këtu shihet haptazi, që kafshët e kontrabanduara  “i rregullojnë pasaportat” shumë lehtë.

Ne, në Kosovë, kemi përafërsisht 270 000 kafshë të trasha(kuaj, dele, bagëti etj). Ne eksportin e lëkurave kemi shifra 300 000-350 000 sosh. Shtrohet pyetja se si ATK nuk  interesohet të marr informacion se prej nga gjithë këto therje, ku as 50% e therjeve, nuk deklarohen as nuk paguajnë tatim. Problemi tjetër është tek Veterineret. Pothuaj se 90% e tyre nuk paguajnë tatime në punën e tyre ne teren. Ne Kosovë, bëhen afër 120 000 mbarsime artificiale, kuptohet duke i llogaritur edhe dështimet, te cilat nuk janë të pakta. Po 70 000 janë te suksesshme, duke e ditur qe një mbarsim është nga 15 euro, pra llogaritne sa humb buxheti i Kosovës duke i ikur TVSH-së. Oda e Veterinerëve, duhet qe sa më shpejtë ta hartoj  një projektligj, ku tekniket qe janë në teren te integrohen në ambulancat ekzistuese dhe mos te shpërndajnë terapi e antibiotik qe nuk është fare ne autorizimin e tyre. Ky veprim është shumë i dëmshëm për shëndetin e popullatës, duke e ditur qe ne konsumojmë këto ushqime.

I ftoj te gjithë fermerët që t’i kontrollojnë matrikulat e tyre, e sidomos ne pjesën Kamenicë. Gilan e Viti, me qellim qe tu “këputen” këmbët inspektorëve matrapaz, qe bashkëpunojnë me kontrabanduesit. E ftoj AVUK-un, Doganat e Kosovës dhe ATK-në, te dakordohen sa me shpejtë dhe te marrin masa, në të mirë të Shtetit te Kosovës dhe popullit te Kosovës. E ftoj Qeverinë e Kosovës, ministrin e Bujqësisë dhe te gjitha organet relevante, që urgjentisht te marrin masa. Nuk ja vlen qe te shpenzohen 60 milionë për subvencione dhe grande ku në anën tjetër, prodhimet e fermerëve te degradohen në maksimum.

Jam munduar qe me këtë shkrim mos ta lëndoj askënd, me përjashtim të matrapazëve e kontrabanduesit.