20:05 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Thyejnë dyqanin e H&M, hakmerren për bluzat “raciste” (Video)

Për disa ditë me radhë, një reklamë e H&M ka nxitur reagime të rënda në rrjetet sociale.

Kjo pasi që në reklamën e kësaj marke shihet në fëmijë me ngjyrë që mbante një bluzë ku shkruhej “Majmuni më i mirë në xhungël”.

Kjo gjë bërë që të ngriheshin akuza të rënda drejt H&M për racizëm.

Shumë njerëz kishin shkruar se kjo firmë është tejet raciste dhe se ky veprim ishte treguesi më i mirë për këtë.

Por, sikur të mos mjaftonte vetëm reagimin nëpër rrjetet sociale, disa persona me ngjyrë janë “hakmarrë” ndaj kësaj marke duke shkatërruar kështu çdo gjë në njërën nga pikat e saj, shkruan Indeksonline.

Siç shihet në video, disa persona kanë hyrë në njërin nga dyqanet e H&M dhe kanë përmbysur çdo gjë, duke i hedhur rrobat përtokë dhe shkelur ato.

Megjithatë, pas nxitjes së këtij debati, kishte reaguar nëna e djalit në fjalë.

Ajo ka bërë thirrje që të mos nxisin situata të panevojshme.

“Unë jam e ëma dhe kjo është një nga qindra veshjet që djali im i ka modeluar. Mjaft nxitët situata të panevojshme këtu. Boll më. Unë kam qenë prezentë vazhdimisht gjatë photoshooting-ut dhe nuk kam bërë asnjë përjashtim”, ka komentuar ajo në rrjetet sociale kur komentuesit reagonin për racizëm të markës së njohur, transmeton Indeksonline.

Megjithatë vet kompania H&M ka reaguar për këtë gjë duke thënë se nuk ka qenë e qëllimshme dhe se kërkon falje për këdo që është ndier i fyer nga kjo./Indeksonline/