09:27 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thyhet objekti i Postës në Malishevë

Persona të panjohur kanë hyrë në objektin e Postës në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sipas policisë, të njëjtit kanë thyer dy kasaforta, si dhe kanë demoluar objektin.

Sipas ankuesit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të postës dhe aty kanë thyer dy kasaforta, si dhe kishin demoluar objektin. Sipas ankuesit për momentin nuk dihet se çka është vjedhur”, thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/