08:48 / E Enjte, 24 Maj 2018 / k.v

Thyhet vetura me targa të huaja në Prishtinë

Një veturë është thyer në parking gjatë natës nga persona ende të panjohur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në parkingun prapa Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe ka intervistuar pronarin e veturës së tipit “Mercedes” me targa të huaja.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar në lidhje me këtë sulm ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./Indeksonline/