16:59 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Romës besojnë përmbysjen, fillojnë të mblidhen para stadiumit (Foto)

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, ku Roma në “Olympico” e pret Liverpoolin.

Edhe pse ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 5-2 në favor të anglezëve, italianët besojnë se mund të bëjnë historinë duke përmbysur rezultatin si në ndeshjen kundër Barcelonës.

Katër orë para fillimit të ndeshjes tifozët ja kanë mësyrë stadiumit të Romës, ku pritet të jetë i mbushur në tërë kapacitetin e mundshëm.

IndeksOnline është i pranishëm në stadiumin “Olympico” për të sjellë ekskluzivisht fotografitë nga kjo ndeshje. /IndeksOnline/