21:56 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tifozët i dalin kundër, Donnarumma shpërthen në lot (Video)

Vërshëllima, ofendime dhe parulla kundër Gigio Donnarummës në “San Siro” përpara fillimit të ndeshjes Milan – Hellas Verona.

Edhe pse një publik i paktë në numër në stadium, parullat nuk kanë munguar kundër Gigiot.

“Dhunë morale quhet paga prej 6 milionë eurosh në vit dhe një pagë për vëllain parazit? Tashmë mund të shkosh, durimit i erdhi fundi!”, ishte njëra prej parullave më të gjata dhe më goditëse të shpalosura nga ultrasit e Milanit, “Curva Sud”.

Donnarumma nuk e përfundoi si gjithë të tjerët nxehjen, për t’u futur shumë më parë në dhomat e zhveshjes, pikërisht për këto kore e slogane.

Megjithatë, ajo që është më e rënda moralisht ndodhi brenda dhomave, ku portieri nisi të shpërthente në lot, ndërsa për ta qetësuar ka ndërhyrë kapiteni i Milanit, Bonucci./IndeksOnline/