11:10 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tigri humb ndjenjat gjatë shfaqjes në cirk, kështu reaguan publiku

Secili njeri ëndërron të shoh nga afër kafshët e ndryshme, edhe pse janë të rrezikshme. Madje kushdo që ka mundësinë, shkon në cirk apo kopsht zoologjik që t’i shoh ato.

E ata persona që po shijonin një shfaqje në cirkun e Magnitogorsk, mbetën të habitur nga një incident që ndodhi, transmeton Indeksonline.

Derisa po bëhej një aktivitet me zjarr dhe tigra, një nga ta për një moment ligështohet dhe humb ndjenjat.

Tigri për disa minuta mbet i palëvizshëm dhe shtanget në një vend duke mos mundur të ngrihet në këmbë.

Pasi kthjellet, tigri fillon të ec dhe largohet nga skena, sikurse tigrat tjerë. /Indeksonline/

Temat: