23:27 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Tim Cahill rikthehet në Angli, nënshkruan me skuadrën e njohur (Foto)

Futbollisti i njohur nga Australia është rikthyer në Angli – aty ku e nisi karrierën. Bëhet fjalë për Tim Cahill, i cili ka arritur marrëveshje me skuadrën e Championship, Millwall.

Lajmin për transferimin e Cahill në Millwall e ka konfirmuar edhe klubi anglez, transmeton IndeksOnline.

38-vjeçari është larguar nga Melbourne City, ku luajti afro 28 ndeshje dhe shënoi 11 gola.

Transferimi i tij në Angli ka vetëm një qëllim – të jetë gati për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Kujtojmë se Cahill u bë i njohur gjatë kohës sa ishte në Everton, ku në sezonet 2004/2012 zhvilloi afro 230 paraqitje dhe shënoi 58 gola./IndeksOnline/

Temat: