12:51 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Timberlake xhiron me telefonin e shqiptarit [Video]

Justin Timberlake është një nga personat më të njohur të muzikës në Hollywood.

Para disa ditësh në koncertin që ka mbajtur në California, ai ka takuar dy shqiptarë nga Kosova.

Në fakt ai gjatë performancës ka marrë telefonin e fotografit nga Ferizaj, Kem Qerimi, për të xhiruar veten dhe publikun në sallën SAP Center.

Qerimi ishte bashkë me të dashurën e cila punon si inxhiniere në kompaninë Facebook.

“Në rregull, Justin, do t’u jap telefonin tim”, shkruan Qerimi në videon që ka publikuar në Instagram.