10:42 / E Martë, 05 Qershor 2018

Time Kadrijaj: Serbia të kërkoj falje për krimet e jo të flas kundër kryeministrit të Kosovës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriajaj ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, në lidhje me të ashtuquajturit zërat e Serbisë kundër kryeministrit të Kosovës.

Ajo në këtë postim ka theksuar se Serbia duhet të kërkoj falje për krimet sistematike që i bëri popullit të Kosovës dhe të pranoj që Kosova është shtet i pavarur.

“Kohëve të fundit në Serbi janë rrit zërat kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës, përkundër asaj që është koha kur Serbia duhet t’a dëshmoj vullnetin për kërkim falje për të gjitha krimet sistematike që i bëri popullit të Kosovës dhe në të njetën kohë të pranoj realitetin që Kosova tani është shtet i pavarur. Kosova dhe lidershipi i saj janë të vendosur në rrugën e saj euroatlantike, të cilën s’mund t’a ndal askush, e aq më tepër disa zyrtar të Serbisë, të cilët me zell i kanë shërbyer Millosheviqit”, kishte shkruar Kadrijaj në këtë postim./Indeksonline/