09:33 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tinejxheri i Man Cityt që po krahasohet me Iniestan

Phil Foden ka marrë lëvdata të vazhdueshme pasi e shënoi goline tij të parë me Manchester Cityn.

Ylli tinejxher i mesfushës e shënoi golin e epërsisë, para se Gabriel Jesus dhe Riyad Mahrez ta shënojnë golin e dytë dhe tretë.

18-vjeçari njihet nga tifozët e Man Cityt si ”Iniesta i ri” dhe trajneri i Oxfordit, Karl Robinson tha: ”Aftësitë e tij në futboll janë gjeniale”.

”Ju mund ta krahasoni atë me Iniestan kur e shihni duke luajtur. E mbaj mend që e kam shikuar Iniestan ‘live’ dhe tani Foden më ngjason me të”, shtoi Robinson, transmeton IndeksOnline.

”Ai është paksa i vogël dhe luan si Iniesta. Kështu që, ju lutem juve të akademive, mos i lironi lojtarët e talentuar. Ka vend për ta në shtetin tonë”.

”Ne mund t’i zhvillojmë ata. Kam punuar me shumë lojtarë të ri në karrierën time dhe është kënaqësi”, përfundoi ai./IndeksOnline/