19:50 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tiranë, vdes në spital i dënuari me burg për shitje tritoli

Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Viktima është Gëzim Allushi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ai ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore ishte sjellë në Tiranë.

Allushi u arrestua me 25 shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez.

Allushi kishte udhëtuar nga Mati në drejtim të Tiranës, ndërsa kallëpet e dinamitit ishin fshehur poshtë rrobave.

Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës.

Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G. A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.