18:06 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deputetët më pasiv të Kuvendit të Kosovës, ishin në sallë por nuk votuan thuajse kurrë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po gëzojnë shumë privilegje.

Megjithëse marrin paga të majme e mëditje ata jo rrallë herë kanë refuzuar të miratojnë apo votojnë ligje të ndryshme të dala në Kuvend.

Instituti Demokratik i Kosovës ka përpiluar një raport në të cilën mësohen deputetë më‘pasiv’, që ishin në sallë por që kanë refuzuar të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, shkruan Indeksonline.

Imet Rrahmani, Lutfi Zharku, Fidan Rekaliu, Doruntina Maloku- Kastrati, Liburn Aliu, Slavko Simic, Srdjan Mitrovic, Vjosa Osmani- Sadriu, Slobodan Petrovic, Besa Gaxheri e Rexhep Selimi, janë të 11-të deputetët që ishin të pranishëm në sallë por që nuk morën mundin të hedhin votën e tyre për çështje të ndryshme që u diskutuan në Kuvend.

Kjo përqindje është nxjerrë duke përpjestuar numrin e pikave të votimit në të cilat deputeti/ja nuk ka votuar (deputeti/ja ka qenë i/e pranishëm në seancë, por nuk ka votuar as PËR, as KUNDËR, as ABSTENIM), me numrin total të pikave të votimit ku deputeti ka qenë i pranishëm në sallë. Mungesat fizike të deputetëve në seanca janë minusuar nga kjo përqindje.

Mospjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve. Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, neni 40, pika 1 e thotë qartë që deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e trupave të tjerë ndihmës të Kuvendit, ku ata janë anëtarë. Po në të njëjtin ligj, gjegjësisht në neni 41 thuhet që deputetët që nuk marrin pjesë në seancë dhe punimet e tjera brenda Kuvendit do t’iu reduktohet paga bazë dhe kompenzimet shtesë. Deputetë janë të obliguar të marrin pjesë dhe të shprehin mendimin e tyre cfarëdo qoftë ai me anë të votës.

Ndryshe, KDI javën e ardhshme pritet të publikojë edhe një raport tjetër në të cilën zbardhen mungesat e tyre fizike në Kuvend. /Indeksonline/