14:18 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Tjetër fitore nga Nora Gjakova, siguron gjysmëfinalen

Nora Gjakova ka vazhduar me fitore ne turneun Gran Prix të Tunizisë.

Nora ka realizuar fitoren e radhës duke siguruar gjysmëfinalen e Gran Prix.

Xhudistja nga Peja ka mposhtur me lehtësi xhudisten nga Hon Kongu, Su Leung.

Ky duel ishte në kategorinë deri në 57 kg. Në gjysmëfinale Gjakova do të përballet me kundërshtaren nga Panamaja, Miryam Roper. /IndeksOnline/