21:35 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Kane thyen një tjetër rekord

Tottenham ka fituar sfidën ndaj Everton me rezultat të thellë prej 4-0.

Golat e takimit për “gjelat” i shëuan Eriksen, Son dhe një dopietë nga Harry Kane.

Kur jemi te ky i fundit, Kane ka thyer një rekord të ri në skuadrën angleze transmeton Indeksonline.

Me dygolëshin e tij, ai bëhet sulmuesi që ka shënuar më së shumti gola me Tottenham në Premier Ligë.

Ky rekord mbahej nga Teddy Sheringham i cili kishte shënuar 97 gola. Kane ndërkohë ka arritur kuotën e 98 golave në 135 ndeshje për Spurs në Premier Ligë.

Poashtu, Kane më herët kishte thyer edhe rekordin e legjendës Alan Shearer, për më së shumti gola të shënuar për një vit kalendarik në Premier Ligë. /IndeksOnline/