12:59 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Tjetër triumf për Kosovën, fiton edhe Nora Gjakova

Pas fitores së Distria Krasniqit, fitore ka shënuar edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, në ndeshjen e parë të turneut Tunis Grand Prix.

Gjakova kishte përballë xhudisten turke Nazlican Ozerler të cilën e mposhti.

Nora në rrethin tjetër do të ndeshet me fituesen e duelit Po sum Leung – Emilie Amaron. /IndeksOnline/