09:00 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tmerr në Greqi, shqiptari hidhet para trenit në lëvizje

Një shqiptar në Greqi ka vrarë veten duke u hedhur para një treni me shpejtësi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 51-vjeri identiteti i të cilit nuk dihet është hedhur me dashje në shinat e trenit në kohën që po kalonte treni.

Autoritetet thanë se viktima u hodh me dashje në shinat e trenit, në stacionin e Omonias, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në kohën që ky i fundit po hynte në stacion.

Edhe pse operacioni për nxjerrjen e tij zgjati gati 2 orë, zjarrfikësit thanë se trupi i shqiptarit u nxorr i pajetë nga rrotat e trenit.

Askush nuk mundi ta ndalonte, ndërkohë që mbi trupin e tij kaluan të paktën 3 vagonë, përpara se treni të ndalonte. /albeu.com/

Temat: