23:56 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Tmerr në Hawaii, transmetimi Tottenham – Everton ndërpritet pas alarmit të bombës

Ky është momenti i tmerrshëm kur transmetimi i ndeshjes së Tottenham ndaj Everton është ndërprerë në Hawaii pas një alarmi bombe që pritej të shpërthente brenda disa minutave.

Më pas është zbuluar se ishte një alarm fals megjithëse rezidentët janë kapur krejtësisht të papërgatitur.

Lajmërimi provokoi një panik masiv me hawaiianët në Twitter që kanë zbuluar masat e marra për të shpëtuar familjet e tyre.

Mesazhi ishte rrëqethës, dhe ai thoshte: “Kemi zbuluar një bombë që po i afrohet Hawaiit.

“Një bombë mund të shpërthejë në tokë ose në ujë brenda pak minutave. Kjo nuk është një provë.

“Nëse jeni brenda, qëndroni brenda. Nëse jeni jashtë, gjeni menjëherë një strehë.

“Qëndroni brenda dhe sa më larg të jetë e mundur nga dritaret. Nëse jeni duke i dhënë makinës, parkojeni në një vend të sigurt dhe kërkon një vend strehimi.

“Për çdo të re do t’ju njoftojmë.”

Por fatmirësisht ishte një alarm fals. Megjithëse shumë i rëndë psikologjikisht për popullin ishullor.