19:35 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Toleranca fetare: Myftiu Tërrnava për Pashkët në Katedralen ‘Nëna Terezë’ (Video)

Ka filluar pritja solemne për Pashkët në rezidencën e Ipeshkvisë në Katedralën ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Përderisa sot festojnë të gjithë banorët e Kosovës të besimit katolik, shumë zyrtarë të shtetit janë mbledhur në një vend për të uruar këta të fundit.

Ajo çfarë pëlqehet më së shumti sigurisht është toleranca fetare, e cila vërehet mirë edhe sonte.

Prezent në Ipeshkvi është edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava./Indeksonline/