08:07 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tottenham përmbysë thellë Romën në miqësore [Video]

Roma ka pësuar humbje 4-1 nga Tottenhami, kurse Dortmundi është mposhtur nga Benfica pas ekzekutimit të penalltive.“International Champions Cup” po dhuron miqësore fantastike, që shumica prej tyre po zhvillohen në Amerikë.

Mbrëmjen e 25 korrikut në Amerikë u zhvilluan 5 miqësore, mesin e tyre edhe ajo mes Romës e Tottenhamit, që përfundoi me fitore të anglezëve 4-1.Të parët në epërsi kaluan italianët. Patrik Schick shënoi në minutën e tretë për 1-0.

Por, kjo duket se i irritoi anglezët pasi shënuan katër gola deri në fund të pjesës së parë, ndërsa në 45 minutat e pjesës së dytë nuk u realizua më asnjë gol.Fernando Llorente 9’ dhe 18’ si dhe Lucas Moura 28’ e 44’ shënuan për fitoren e Tottenhamit, që ndeshjen e radhës në “International Champions Cup” e zhvillon kundër Barcelonës me 28 korrik, kundërshtari me të cilin do të përballet edhe Roma me 31 korrik.

Temat: