14:29 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Tottenham, skuadra e re e Shaqirit?

Futbollisti nga Kosova pritet të luajë përsëri në Premier Ligë.

Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon të mirë në aspektin personal edhe pse skuadra e tij Stoke City nuk ka mundur t’i mbijetojë rënies nga Premier Liga.

Vetë Shaqiri është i hapur për një kalim nga Stoke City te Tottenham, i joshur nga mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 12 milionë funtesh që ka Shaqiri te skuadra e tij Stoke.

“Është e rëndësishme për mua që të gjej një klub ku trajneri dhe drejtuesit të shprehin interes për mua. Do të ishte më mirë nëse ky klub luan në Evropë. Synimi i çdo futbollisti është të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xherdani. Shaqiri ka qenë pjesë e Bayernit në vitin 2013, kur bavarezët u shpallën kampionë të Evropës. /IndeksOnline/