19:09 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Totti kishte planifikuar t’a humbiste penaltinë në ndeshjën e tij lamtumirëse

786 ndeshje, 225 gola dhe 25 vite kushtuar një klubi të vetëm. Me pak fjalë, ky ishte Francesco Totti, i cili theu zemrat e miliona tifozëve kur përfundoi karrierën në ndeshjën e tij të fundit ndaj Genovas.

I gjithë stadiumi i Romës ishte në lot kur Totti dha lamtumirën në klubin e tij të fëmijërisë.

Mund të ketë qenë një fitore emocionuese (3-2) për Romën, por loja ishte nën hije shkaku i kapitenit. Ndeshja përfundoi me fitoren e gjallorosëve në fund, por gjërat mund të kishin qenë më ndryshe gjatë lojës, transmeton IndeksOnline.

Qendërmbrojtësi brazilian, Juan Jesus, ka zbuluar dicka mjaft interesante.

Ai ka pohuar se Totti kishte planifikuar të mos shënonte gol nëse do kishte penalti për vendasit.

Arsyeja ishte sepse ai dëshironte të dërgonte topin në turmë, si një gjest falenderimi për tifozët romak, të cilët i dhanë mbështetje të madhe për 25 vite me radhë.

“Para ndeshjës së tij të fundit, Totti na tha se nëse do kishte penalti gjatë lojës për ne, ai nuk do të shënonte dhe se do ta dërgonte topin tek tifozët” , deklaroi Jesus.

Vlen të theksohet se fitorja kundër Genovas ishte jetike për Romën, pasiqë vlente për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por Totti dëshironte të bënte një gjest klasi për tifozët e tij që e adhuronin aq shumë. /IndeksOnline/