23:28 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Totti për fanelën me numër 10: Ndoshta vije Messi!

Francesco Totti është përgjigjur në pyetjen se kush do ta merr fanelën me numër 10. Ish kapiteni i Romës ka thënë se ndoshta në të ardhmen mund ta veshë Messi.

“10-shi te Roma? Nuk i dihet, ndoshta një ditë te Roma vije Messi” ka thënë Totti.

Legjenda e skuadrës nga kryeqyteti i Italisë ka thënë se Roma mund ta fitojë titullin këtë edicion dhe se ka një arsye që lidhet me këtë.

“Roma-Parma do të jetë ndeshja e fundit e sezonit që po vije. Kjo përballje ishte në vitin 2001 kur Roma fitojë për herë të fundit kampionatin. Unë shpresoj se kjo kujtesë do të përsëritet këtë vit dhe ne mund ta bëjmë këtë” ka thënë Totti./Indeksonline/