23:21 / E Diele, 10 Qershor 2018

Toyota shpallet brendi më i vlefshëm i makinave në botë

Vlera e Toyotas u rrit me 5 % krahasuar me vitin 2017, duke arritur afro 30 miliardë dollarë.

Hulumtuesi i tregut Kantar Millward Brown ka botuar studimin vjetor BrandZ Top 100 më të vlefshëm të markave globale dhe kjo është një lloj historie “déjà vu”.

Për të gjashtin vit radhazi, Toyota ka fituar titullin për markën më të vlefshme midis prodhuesve të makinave, me një vlerë brendi prej 29.987 miliardë dollarë – që përfaqëson një rritje solide prej 5 % në krahasim me vitin e mëparshëm, transmeton IndeksOnline.

Toyota ka qenë duke shijuar një kërkesë të fortë për SUV-të e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, e cila ka konfirmuar qëndrueshmërinë e kompanisë, duke lejuar që marka japoneze të mbajë kurorën e saj. Ky është shpjegimi i dhënë nga Peter Walshe, drejtor i Global BrandZ, duke folur për Automotive News Europe dhe duke detajuar pse Toyota doli në krye edhe një herë.

Në studimin e fundit, Mercedes pati një rritje të konsiderueshme prej 9% duke rritur vlerën e saj në 25.684 miliardë dollarë për të gëzuar vendin e dytë.

Rritja e ka lejuar kompaninë në pronësi Daimler të arrij BMW, e cila përfundoi e treta me një vlerë prej 25.624 miliardë dollarë ose 4 % më shumë se një vit më parë. Walshe shpjegoi se Mercedes arriti të rrëmbejë vendin e dytë të BMW-së kryesisht falë rritjes së saj në tregje të tilla si Kina, Brazili dhe Rusia, ndërsa popullariteti i E-Class ishte gjithashtu një faktor kontribues.

Top 10 përfshin Ford (4), Honda (5), Nissan (6), Audi (7), Tesla (8), Maruti Suzuki (9) dhe Volkswagen (10). Kjo e fundit është kthyer në krye të 10 pas një mungese dyvjeçare të shkaktuar nga fiasko e keqe ‘Dieselgate’.

Nëse po pyesni se si renditet çdo kompani, këtu është shpjegimi zyrtar:

“Me qëllim të identifikimit të shumës së dollarit që një markë ka kontribuar në vlerën e përgjithshme të një korporate, BrandZ kombinon masat e kapitalit të markës bazuar në intervistat me mbi tre milion konsumatorë për mijëra marka, me analizë rigoroze të performancës financiare dhe të biznesit të secilës kompani (duke përdorur të dhëna nga Bloomberg dhe Kantar Worldpanel). ” /IndeksOnline/