09:22 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Trafik në Rrugën e Kombit, ja arsyeja e bllokimit

Mëngjesin e kësaj të mërkure është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili, raporton TCH.

Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje, në përpjekje për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut.

Kompania koncesionare e Rrugës së Kombit, ndërkohë, për të lehtësuar kalimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.

Temat: