09:52 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Trafikim me njerëz në Jarinjë

Policia e Kosovës në Jarinje ka arrestuar një vozitës, i cili me automjetin e tij, kishte tentuar të transportojë në shtetet e Evropës tre të rinj meshkuj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Raportohet se vozitësi, i dyshuari mashkull K/serb, i cili me automjetin e tij, kishte tentuar të transportojë në shtetet e Evropës tre të rinj meshkuj K/Shqiptarë. Me vendimin e prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit lirohet” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/