21:08 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tragjedia në Genoa, Pacolli ngushëllon popullin italian

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur tronditjen e tij me tragjedinë në Genoa të Italisë, pas shembjes së një mbikalimi ku të paktën 35 persona kanë humbur jetën.

“Me shume pikëllim po e përcjell situatën në Itali, ku aksidentalisht humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit italian dhe familjeve të viktimave”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në rrjetin Facebook.