Tragjedia në Gjenovë të Italisë, ky është numri i viktimave deri tani
Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenovas të Italisë pas shembjes së një ure, e cila është pjesë e superstradës A10, rreth 100 metra e lartë.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.
images shared on social media showed A suspension bridge #PonteMorandi has collapsed in #Genova #Italy. According to local media there are AT LEAST 10 people killed Around 20 #vehicles were on the bridge when it collapsed. still Unclear what happened to them .. pic.twitter.com/RxHARWI2jB
— sudhakar (@naidusudhakar) August 14, 2018
Deri tani, sipas mediave italiane, janë konfirmuar 35 të vdekur, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Ambulances gathering at the site of the collapsed suspension bridge (#PonteMorandi) in #Genova, Italy. Several deaths are expected.
pic.twitter.com/GU15FmrbKQ— ✿ṡ︎erenẹ︎ (@MythSerene) August 14, 2018
Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.
Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.
Genoa experiences an immense tragedy this morning after motorway bridge collapses. At least 20 people dead and 13 people injured from this tragic accident. Sending peace of mind, love & support to all the families affected by this event. #Italy #Genova pic.twitter.com/7lys28h487
— Caitly Reynoso (@CaitlyRey) August 14, 2018