08:38 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Tragjedia në Turqi, shkon në 24 numri i të vdekur pasi treni doli nga shinat (Foto)

Ka shkuar në 24 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag. Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut.

Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.

Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.