23:51 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Tragjike, vdes fëmija pasi bie nga krahët e nënës nën shkallët lëvizëse (Video)

Një nënë në Indi i ka ndodhur një rast tragjik.

Derisa ajo mbante fëmijën e saj në krah  në shkallët lëvizëse në një qendër tregtare, i rrëshqet nga krahu dhe i bien poshtë, shkruan ‘Daily Mirror’, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund të gjeni pamjet e këtij momenti të tmerrshëm. Ajo u nxitoi në spital, mirëpo fëmija ishte e vdekur tashmë.

Një zëdhënës i policisë tha: “Ky është një rast i qartë i një aksidenti, megjithatë, familja e foshnjës së vdekur ka refuzuar të ndërmarrë ndonjë veprim ligjor pasi ishte një aksident”.

Zyrtarët vazhdojnë të hetojnë këtë rast./Indeksonline/