10:03 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajkoviq thotë se Vuçiq i frikësoi me deklaratën e tij serbët që jetojnë në Kosovë

Presidenti i Forumit Nacional Serb (SNF) dhe ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Momçillo Trajkoviq konsideron se vizita e fundit e presidentit, Aleksandër vuçiq në Kosovë, ishte dekurajuese për komunitetin serbë që jeton në Kosovë.

Trajkoviqit theksoi se deklaratat e Vuçiqit kundrejt komunitetit të tyre janë shqetësuese. Sipas tij, këto veprime të numrit një të Serbisë korrospodojnë me një ‘thikë pas shpine’ të serbëve që jetojnë në Kosovë.

“… nuk ka serbë në Skenderaj, në Fushë Kosovë, Bresje, në Çagllavicë, ishte deklaratat e Vuçiqit. Pra, në vend se të kemi inkurajim për njerëzit tanë, presidenti më shumë na demoralizojë me fjalët e tij. Pas kësaj vizite, mbeti e paqartë nëse presidenti është pajtuar për demarkacionin me Kosovën apo ndonjë marrëveshje të Brukselit”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline

Ndryshe, presidenti Vuçiqit para disa ditësh i është publikuar një video ku shihej teksa ankohet për gjendjen e dobët të serbëve në Republikën e Kosovës. Gjatë një mbledhje të mbajtur jashtë “syrit të medieve”, ai diskutoi me përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetarët e komunave serbe në Kosovë rreth situatës së fundit.

Ndonëse nuk ishte në dijeni për incizimin që ishte duke e bërë një kamer, Vuçiq fliste krejtësisht ndryshe për situatën me të cilën po kalon Kosova dhe Serbia.

“Kur kemi pasur 17% serbë, kur ka ardhur Millosheviqi në Gazimestan kemi pasur 17% serbë në krahinë dhe ka pasur pak shpresë pastaj kemi ngelur pa Kninin serbët në Sarajevë, pasi shpesh flitet për Sarajevë multi-entike nga 150 kanë ngelur 1 mijë në Prishtinë nga 40 mijë sa kemi qenë nuk jemi as 10… apo jo Pope? 10, pa llogaritur Graçanicën. Jo 10 mijë, por vetme 10 veta. Nuk është bash rezultat i mirë. Dhe nuk mendojë se Millosheviqi qëllimisht apo se është fajtor për gjithçka as rastësisht rrethana të rënda, të tmerrshme. , por këtë duhet llogaritur jo të bëhemi të mirë para popullit. Patjetër mirë të llogaritësh dhe mirë të kuptosh cila është gjendja në botë. Mendoni se nuk do të fitoja po të thoja: Çfarë Merkeli, nuk dua ta di…”, kishte thënë ndër të tjera Vuçiq. /Indeksonline/