23:56 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Bayern Munchen me rekord në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Heynckes do të thotë fitore. Jo, nuk është përkthimi i mirëfilltë i mbiemrit të trajnerit të Bayern Munichut , por pas suksesit kundër Sevillës së Montellas, trajneri gjerman hyn drejtë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Jupp Heynckes , me një fitore 1-2 kundër Sevilles, arriti fitoren e 12-të radhazi në Ligën e Kampionëve.

Një arritje historike për trajnerin gjerman i cili nuk do të jetë në drejtimin e bavarezëve në fund të sezonit. /IndeksOnline/