22:08 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Prishtinës: Jam i lumtur me shpirtin luftarak, por duhet të përmirësohemi ende

Prishtina ka qenë nikoqir i Groningen në kuadër të rrethit të parë eliminator për Basketball Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Matthias Zollner ka triumfuar përballë Groningen me rezultat bindës, 84-64.

Dhe trajneri gjerman është shprehur i kënaqur me fitoren, megjithatë thotë se ka ende nevojë për përmirësime në skuadrën e tij, transmeton IndeksOnline.

”Nuk më intereson fitorja shumë, por më shumë më intereson paraqitja e skuadrës”.

”Kemi edhe një ndeshje përpara vetes, megjithatë unë jam i kënaqur me shpirtin luftarak të lojtarëve”.

”Por, ka ende vend për t’u përmirësuar pasi bëmë disa gabime”, u shpreh Zollner.

Kujtojmë se Prishtina emëroi Zollner trajner të skuadrës muajin e kaluar dhe ai e ka filluar mbarë duke e fituar Superkupën e Kosovës në basketboll ndaj Bashkimit./IndeksOnline/