15:10 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Romës e komenton shortin, flet me disponim!

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve që solli Barcelonën si kundërshtarin e radhës. Trajneri italian ka thënë se ndihet krenar që do të luaj përballë skuadrës dhe futbollistit më të mirë në botë.

“E kam pritur me disponim shortin e hedhur dje. Kemi kundërshtarë skuadrën dhe futbollistin më të mirë në botë. Ne do të përballemi me këto sfida me entuziazëm dhe pozitivitet. Megjithatë, vëmendja jonë tani mbetet në kampionat sepse këtu nuk ka përfunduar asgjë. Ju premtoj tifozëve se më e mira jonë në Ligën e Kampionëve nuk ka ardhur ende” ka thënë trajneri i Romës./Indeksonline/

Temat: