09:18 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Valencias tregon se çfarë i tha Ronaldo me lot në sy

Episodi i përjashtimit të Ronaldos me karton të kuq ndaj Valencias është duke u komentuar mjaft shumë.

Portugezi u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë të ndeshjës debutuese në Ligën e Kampionëve me fanellën e Juventusit, ndeshje kjo të cilën italianët e fituan me rezultat 2-0.

“Ai ishte shumë i mërzitur, madje edhe po qante, duke më thënë se nuk bëri asgjë gabim”, i tha Marcelino gazetarëve. “Nuk e kam parë ende në përsëritje rastin që përfundoi me të kuq”, shtoi ai mes tjerash. /IndeksOnline/