17:06 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri legjendar i boksit vdesë në moshën 69-vjeçare

Enzo Calzaghe, njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e boksit, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Calzaghe, i cili përveç se ishte trajner i boksit, ishte edhe muzicient, e ka stërvitur djalin e tij, Joe Calzaghe, duke e ndihmuar atë të bëhet kampion i botës për peshat e mesme në një karrierë profesioniste si i pamposhtur.

Gjithashtu, Enzo e drejtoi Gavin Rees dhe Enzo Maccarinelli në titujt e kampionit të botës, transmeton IndeksOnline.

Në vitin 2007, Calzaghe ishte zgjedhur trajneri më i mirë i vitit nga BBC Sport si dhe këtë çmimin e mori nga ”Ring Magazine”.

Enzo ka lindur dhe është rritur në Bancali para se familja e tij të largohej drejt Bedfordshire pas Luftës së Dytë Botërore.

Kur familja e tij u rikthye në Sardinia, Enzo bëri famë si futbollist dhe muzicient./IndeksOnline/