19:05 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trajneri më i ri në historinë e Champions Leagues – është vetëm 31-vjeçar

Tashmë kanë filluar edhe ndeshjet e para për sot në Champions League në kuadër të fazës së grupeve.

Megjithatë, një fakt që bie në sy sonte është skuadra gjermane, Hoffenheim, e drejtuar nga Julian Nagelsmann.

Pas një sezoni impresiv së fundmi, Hoffenheimi është kualifikuar në Champions League dhe sonte ka përballë Shakhtar Donetsk.

Image may contain: 1 person, smiling, closeup

Trajneri i skuadrës nga Gjermania, Nagelsmann është vetëm 31-vjeçar dhe kështu ka thyer një rekord në historinë e Champions Leagues.

Si 31-vjeçar, Nagelsmann është bërë trajneri më i ri që drejton një skuadër në historinë e Champions Leagues, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë se paraqitjet impresive të Hoffenheim të drejtuara nga trajneri në fjalë kanë rënë edhe në sytë e Real Madridit.

Image result for nagelsmann

Kështu, pas largimit të Zinedine Zidane, presidenti, Florentino Perez e kontaktoi atë, megjithatë përgjigjja e tij ishte negative./IndeksOnline/