09:13 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Transferi i ri i Manchesterit sot kryen testet mjekësore (Foto)

Manchester United është afër përfundimit të marrëveshjes me transferimin e ri.

Nënkampionët e Premierligës gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajnë me mesfushorin e Shakhtar, Fred Rodriguez.

Sipas Sky Sport, braziliani po qëndron në qytetin e Manchesterit ku sot pritet t’i kryej testet mjekësore.

Ai është në Angli pas miqësores së zhvilluar dje kundër Kroacisë.

Fred ka zhvilluar 101 ndeshje për skuadrën ukrainase duke shënuar 10 gola që kur u transferua nga Internacional në vitin 2013. /IndeksOnline/